Dizajneri i famshëm nga Kosova Valdrin Sahiti ka bashkëpunuar me yje të famshëm botërore për evente prestigjoze si Oscar dhe Grammy. Listës së gjatë të VIP-ave – përmendim këtu Chloe dhe Halle Bailey, motrat që menaxhohen nga Beyonce, Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha apo Iskra Lawrende – i shtohet edhe reperja Cardi B.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, përveç martesës tejet private me vetëm 8 persona, Valdrini foli paksa edhe për mesazhet me Cardi B. Fillimisht nuk e kishte besuar që reperja po i shkruante në WhatsApp, por stafi i dizajnerit i konfirmoi se profili i verifikuar i Cardi-t kishte shkruar në Instagram-in e Sahitit për të marrë një fustan.
“Ishte shumë ndjenjë e mirë, shumë motivuese.” – shtoi Valdrini për komunikimin me reperen.
Një listë me fustanet e Sahitit, të cilat shkelën në eventet prestigjoze botërore, e lexoni këtu.