Ditën e djeshme, Flori Mumajesi postoi një video ku gjatë emisionit “#Gjesi” në T7, Sabri Fejzullahu përmendte edhe emrin e tij, përsa i përket rritjes së menjëhershme të klikimeve, fill sapo artisti publikon një projekt të ri muzikor.
“Pasha Zotin e madh s’mundet. Edhe Flori Mumajesi bën 3 milionë për një ditë. Ku u bo be vlla?” shprehej Fejzullahu.
Përkrah videos, Mumajesi lëshoi kundërpërgjigjen e tij:
“Ncncncnc. Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n'xhep e n'jetën e vet. Kur i bojn vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojn gjoksin kishe jon artista t'mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjerët merren me llafe.”
Kur menduam se Flori e la me kaq, ndodhi diçka le të themi “e pazakontë” në gjuhën e portaleve. Këngëtari edit- oi postimin duke përfshirë në deklaratën e tij edhe moderatorin Shpend Lipa, i cili në videon disa sekondëshe të postuar nga vetë Flori dëgjohet të thotë: “Ka shumë si Flori, ka plot”.
“Nejse e vërtet, klikimet edhe mund të blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrierën. Momenti më i bukur në këtë video kur "prezantuesi" thotë : JO KA SHUME SI FLORI.” shton Mumajesi.
Pas ndryshimit në fjalë ka reaguar vetë Lipa, i cili në një postim në Insta Story shkruan:
“Sa i çela sytë edhe më treguan që Flori Mumajesi e paska edit- uar postimin që ka bërë për axhën Sabri edhe përveç tjerash më paska përfshirë edhe mua, duke m’u referuar si “prezantues”. Unë po e publikoj videon e plotë që të mundeni të kuptoni saktësisht çfarë kam thënë. Këtë punë e bëj prej moti (prej kohësh) dhe e di me fakte edhe shumë mirë kush çfarë blen. Po je ngut me fol! Krejt çfarë them është që ka shumë si ti Flori Mumajesi, që bëjnë klikime shumë brenda 24 orëve, edhe asnjëherë s’kam folur për faktin që ti i blen ose i shet.”
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë: