Instagramming

Mos Bieta thumboi gjë Rudina Magjistarin?

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2019

Mos Bieta thumboi gjë Rudina Magjistarin?

Nuk duam të merremi me thashetheme, por ky postim i Bieta Sulos ngjalli pak dyshime. Siç mund ta shihni, ajo postoi një video nga emisioni i së mërkurës ku specifikon datën e emisionit.

“20.03.2019 (e mërkurë),” shkruan moderatorja duke e shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Ndër të tjera, në video thotë:

“Tani po duartrokasin, por sa hyra në studio më thanë që nuk je çuar akoma, nga krevati ke ardhur? Pala tjetër këtej më tha që ‘për karate je?’.” – shpretet Bieta referuar kostumit prej sateni në stil pizhamash.

Nëse jeni të paqartë, na lejoni t’ju kujtojmë që pikërisht dje (e enjte, 21 mars), një ditë pas Bietës, Rudina Magjistari veshi një kostum në stil të ngjashëm. Ndonëse veshja e kombinuar me kanotjere të bardhë i përshtatej stilit të Rudinës, dukej se moderatorja kishte dyshime se mos veshja mund të keqkuptohej nga audienca.

Mos Bieta thumboi gjë Rudina Magjistarin?

“E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha se mendova do thonë ‘ka dalë me pizhama’. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit!” –  u shpreh Magjistari.

Mos Bieta thumboi gjë Rudina Magjistarin?
Një meme ilustruese për situatën.

Një kostum i tillë nuk është një nga ato rastet “Kush kopjoi kë” pasi është në modë prej gati dy vitesh duke qenë se është stil dhe praktik në të njëjtën kohë.