Instagramming

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin më të keq turistik në botë

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2019

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin

Muajin që lamë pas, “Active Albania” mori përsipër nismën “Taken by Albania” (Rrëmbehu nga Shqipëria), e cila kishte për qëllim thyerjen e një miti që na ka përndjekur hap pas hapi; ai i të qenurit një populli i rrezikshëm, trafikantësh e kriminelësh.
Ideja qëndrore e “Taken by Albania” qëndronte te të rrëmbyerit Liam Neeson- in, personazhin kryesor të filmit “Taken”, për ta njohur me një tjetër Shqipëri, atë që është krejt ndryshe nga ajo që bota mban mend te “Marko from Tropoja”. Përgjatë ditëve që pasuan, figura të njohura publike iu bashkuan formës më të re promovuese të Shqipërisë. Por a ishte rruga e duhur?

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin
LIAM NEESON


Ditën e djeshme, në një artikull të “The Telegraph”, fushata turistike në fjalë konsiderohet tërësisht e gabuar! Shpjeguar gjerë e gjatë, prestigjiozja britanike e cilëson Shqipërinë si konkurrente për të fituar sloganin më të keq të turizmit.

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin
Shkrimi përqëndrohte pikë së pari te “Rrëmbehu” duke ironizuar:

“Ashtu si në vitin 2008 kur dy vajza të reja amerikane u rrëmbyen në Paris, u shitën në treg dhe në fund njëra prej tyre mbeti e vdekur? Ashtu si në filmin që pasoi me Taken 2 dhe Taken 3 që megjithëse shiti pa fund bileta në sallat e kinemave nuk bëri asgjë për imazhin e Shqipërisë? Ata nuk kanë ndërmend një lloj të tillë rrëmbimi, apo jo? Kjo do të dukej një mënyrë e çuditshme për t’i bërë reklamë vendit tënd.”

Më tutje gazetari shpjegon se nismëtarët kanë shumë të drejtë kur flasin për bukuritë dhe sigurinë në Shqipëri, por a s’do të ishte më mirë sikur të mos i përmendnin gangsterët? Më tutje, Telegraph kritikon hapur duke thënë se kjo fushatë e gabuar është një “turp”për Shqipërinë. Në fund artikulli mbyllet duke konstatuar se Shqipëria meriton më shumë vizitorë, ndërkohë që skuadra e marketingut duhet ta ribëjë edhe një herë punën.
Ju kujtojmë se javë më parë, ne në Anabel.al spikatëm problemin në fjalë përmes shkrimit 'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!. Së pari argumentuam që në vend të Liam- it mund të ishte kushdo tjetër, ndërkohë që filmi është shkruar nga skenaristi shumë i famshëm francez Luc Besson pas të cilit qëndrojnë disa prej filmave më të suksesshëm në kinematografi si: Subway (1985), Nikita (1990), Léon: The Professional , apo Lucy.

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin
LUC BESSON, SKENARISTI I TRIOLOGJISË "TAKEN"
‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin
LÉON: THE PROFESSIONAL

Pra, koncepti, ideja, perceptimi dhe gjithçka që vjen më pas në skenarin e "Taken" është krijuar prej tij! Është ai, që në mendjen e tij i ka perceptuar shqiptarët si trafikantë, gangstera apo të rrezikshëm. Dhe padyshim nuk ka qenë i vetmi. Me një logjikë të thjeshtë, ky video mesazh duhej bërë për të tërhequr vëmendjen e Besson- it dhe jo të Liam- it, që aktualisht po punon për projekte të reja që do të shfaqen gjatë 2019-ës dhe 2020-ës. Pavarësisht se publiku u lidh ngushtë me personazhin e tij s’është aktori që duhet “të rrëmbehet” për të rrëzuar steriotipin që e ka shoqëruar vendin tonë për dekada me radhë. Gjithsesi, të mos harrojmë që nuk jemi as vendi i parë dhe as i fundit që dashur pa dashur është “paragjykuar” apo etiketuar me epitete të caktuara.

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin

E dimë fare mirë, që çdo vend historikisht është shoqëruar me steriotipe të cilët njerëzit mund t’i kenë krijuar prej një filmi a një skandali të përsëritur që ka bërë bujë mediatike. Njerëzit për shembull pasi panë “The Godfather”, perceptuan se Italia dhe italianët është ajo që shohim në film: Siçili dhe botë e mbushur me mafiozë, por të gjithë e dimë që s’është kështu. Ndonëse nisma ka për qëllim të ndryshojë mënyrën si bota e sheh Shqipërinë, përveçse ftesa i duhej adresuar pikësëpari tjetërkujt, duhet ditur se perceptime të tilla kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë.

‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Kandidat për sloganin
"The Godfather"

E thënë shkurt, përse duhet t’i mëshosh një problematike (me qëllimin e mirë për ta shfarosur) kur thjesht mund ta injorosh dhe të nxjerësh në pah pikat e forta.

MOS I HUMBISNI