Nëse e keni kontrrolluar Instagram-in orët e fundit, me siguri e keni parë që diçka s’shkon. Përdoruesit nuk mund të përditësojnë faqet, mesazhet në inbox nuk shkojnë, e ndërsa Instastory-it nuk hapen.
Duket se problemi nuk është vetëm i Instagram-it, por dhe Facebook-u, kurse WhatsApp-i, platforma tjetër e kompanisë gjigande, funksionon normalisht.
"Facebook-u s'punon. As Instagram-i, por Twitter-i si gjithmonë qëndron i fortë."
Shkak për mosfunksionimin aktual të Instagram-it dhe Facebook-ut thuhet se janë bërë disa probleme teknike me të cilët ekspertët po merren aktualisht.
Burimi: The Independent