Lëkura

6 mëkate që po i bëjmë lëkurës pa e kuptuar

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2019

6 mëkate që po i bëjmë lëkurës pa e kuptuar

Sigurisht, kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm, por çështja është a po e bëni siç duhet?

Pavarësisht sa shumë mendoni se dini, janë disa zakone “të këqija” që ju mbajnë larg fytyrës suaj më të mirë.

6 mëkate që po i bëjmë lëkurës pa e kuptuar

1. Larja e shpeshtë

Njerëzit mendojnë se sa më shumë ta lajnë fytyrën e tyre, aknet do të pakësohen, por nuk është ky rasti.  Kur e lani shpesh, do të hiqni vajërat e shëndetshëm, duke çliruar vajëra të tjerë që shkaktojnë bllokim të poreve, pika të zeza apo akne të reja. E mira është që fytyrën ta lani jo më shumë se 2 herë në ditë dhe mos harroni hidratuesin!

2. Kujdes zonën e syve!

Ndaj lëkurës  delikate, siç është ajo rreth zonës së syve duhet treguar kujdes i dyfishtë. Mos u përpiqni t’i tërhiqni ato vetëm për tu duhur bukur, pasi shumë shpejt do të shihni rrudhat e para. Edhe kur vendosni kremin e syve, përpiquni ta masazhoni në mënyrën më delikate të mundshme.

3. Zgjidhni produktet e gabuara për llojin tuaj të fytyrës!

Duket si proçesi më i vështirë, por para se të blini produktet e kujdesit ndaj lëkurës duhet të njihni mirë llojin e fytyrës që keni. Jo çdo krem që sugjerohet është i mirë për ju.

4. Vendosja e më shumë produkti seç duhet!

Dermatologët thonë se një prej krimeve që bëhet gjatë kujdesit të lëkurës është aplikimi në masë i produkteve. Zakonisht diçka e tillë bëhet me qëllim, duke menduar që “më shumë vepron më shpejt”.

Na lini t’ju themi se thjesht po harxhoni më shumë para. Masa që duhet përdorur?! Kjo!

6 mëkate që po i bëjmë lëkurës pa e kuptuar

5. Fjetja me make up!

Një herë na ka ndodhur të gjithave, por është mëkat që s’duhet përsëritur. Make up-i i syve mund të futet brenda në sy duke shkaktuar acarime apo dhe ndonjë infeksion të mundshëm. Për të mos folur pastaj për poret...ju urrejnë që i keni bllokuar!

6. Kujdesi në orën e gabuar!

Shpesh, vendosim kremrat dhe biem për të fjetur menjëherë. Kjo s’duhet të ndodhë më. Rutina e mbrëmjes duhet bërë të paktën 1 orë para gjumit, përndryshe kot sa shpenzoni. Efekti s’është kurrë i njëjtë.

MOS I HUMBISNI