Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2025: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2025: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2025: Ujori dhe Peshqit 
Pas një muaji zhgënjyes, retë e errëta të stuhisë janë shpërndarë dhe po i afrohesh një dhjetori shumë më të mirë. Do të ketë disa pengesa, por ato do të jenë të lehta për t’u dalluar dhe dhe mund t’i shmangësh me pak mundim.
 
Hëna e plotë e 4 dhjetorit mund të shënojë momentin tënd më romantik të vitit 2025. Kjo Hënë e plotë do të jetë në Binjakë, një shenjë Ajri si ti dhe do të ndriçojë pjesën më romantike të hartës tënde; shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Mund të ftohesh në një event të bukur e luksoz, ose mund të planifikosh një darkë private dhe të veçantë me dikë që dashuron. Nëse je single, mund të takosh dikë të ri që të emocionon menjëherë dhe papritur mund të kthesh kokën pas nga ndjenjat e ngrohta që po lindin. Nëse ke qenë në një lidhje prej kohësh, mund të dëgjosh një deklaratë dashurie dhe madje, një propozim për martesë.
 
Shtëpia e pestë sundon gjithashtu shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin për fëmijët. Një Hënë e plotë sjell gjithçka në kulm, ndaj mund të zbulosh se një bebe është në horizont, ose nëse ke fëmijë, mund të planifikosh diçka të veçantë për ta, si një udhëtim surprizë ose një shëtitje në qytet. Kreativiteti yt gjithashtu do të rritet në këtë periudhë dhe mund të jesh duke përfunduar një projekt krijues me shumë rëndësi për ty.
 
Më 10 dhjetor, Mërkuri do të jetë përballë Uranit, planetit të surprizave të menjëhershme, kështu që një lajm i papritur mund të vijë në punë dhe të kërkojë vëmendjen tënde të plotë. Nëse nuk e trajton seriozisht, projekti mund të shkojë keq. Mund të ketë lidhje me një problem të afërt në një marrëveshje me një klient që po përpiqesh të marrësh, ose me një problem teknologjik që mund të krijojë kaos nëse nuk rregullohet. Çfarëdo të jetë, duket se do të vijë nga askundi dhe do të të gjejë plotësisht të papërgatitur. Por mund ta parandalosh një “aksident trenash” nëse rri vigjilent/e.
 
Nga ana tjetë, pjesa argëtuese e jetës, Marsi ka qenë në sektorin tënd të miqësisë që nga 4 nëntori kur hyri në Shigjetar, një shenjë e përputhshme me tënden. Jeta jote sociale ka gjasa të jetë gjallëruar shumë që atëherë. Marsi do të largohet më 15 dhjetor dhe do të hyjë në Bricjap, moment kur do të preferosh t’u përkushtohesh njerëzve që kanë më shumë rëndësi për ty. Por kjo nuk do të thotë se jeta jote shoqërore mbaron.
 
Hëna e re e 19 dhjetorit do të jetë në Shigjetarin miqësor dhe do të mbajë ftesat të hapura. Megjithatë, ka një pengesë: Hëna e re do të jetë në kënd të vështirë me Neptunin dhe Saturnin në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave. Kjo tregon se në këtë kohë të muajit mund të bëhesh më i/e kujdesshëm/me me buxhetin dhe të ndjesh nevojën për të zgjedhur më me kujdes cilat ftesa pranon. Festat mund të kenë filluar të boshatisin llogarinë tënde (dhe paratë po dalin).
 
Do të duash të shmangësh tronditjen e faturës së kartës së kreditit, ndaj kontrollo rregullisht aplikacionin e bankës, për të mbajtur bilancet në nivele normale. Të gjithë kemi vështirësi në mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve në sezonin e festave, nuk je vetëm.
 
Nga të gjitha festat që po vijnë, ti do të shijosh më shumë Natën e Vitit të Ri. Kjo, sepse Hëna në tranzit do të jetë te Binjakët, një shenjë që të sjell një energji të përkryer.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2025: Ujori dhe Peshqit

 
Shumë Peshq kanë qenë të përqendruar te shtëpia dhe familja gjatë periudhës kur Jupiteri gjendej te Binjakët dhe në shtëpinë tuaj të katërt të shtëpisë, nga 25 maji 2024 deri më 9 qershor 2025. Nëse keni nisur një rinovim të shtëpisë, jeni zhvendosur, keni blerë apo shitur pasuri të paluajtshme, keni përmirësuar dekorin tuaj duke blerë mobilie, keni bërë riparime, lyerje ose ndryshime të tjera në shtëpi, koha juaj ka qenë perfekte.
 
Mund të keni ende disa detaje të vogla për t’i përfunduar dhe teksa nis muaji, Hëna e plotë e 4 dhjetorit (plus pesë ditë) në Binjakë do të sjellë një çështje të lidhur me shtëpinë drejt përfundimit.
 
E njëjta zonë e hartës suaj sundon prindërit, ndaj nëse, në vend të kësaj, e keni drejtuar energjinë e Jupiterit drejt përmirësimit të jetës së nënës ose babait tuaj, gjithashtu keni vepruar në kohën ideale. Nëse Hëna e plotë e 4 dhjetorit nuk ju drejton vëmendjen te çështje fizike apo të prekshme pronësie, ka gjasa të përfundoni një vendim ose veprim për të ndihmuar një anëtar të familjes. Jeta juaj private po tregon shenja lumturie dhe ngrohtësie, kështu që duket se familjarët do të duan t’ju vizitojnë më shpesh.
 
Shmangni udhëtimet kur Mërkuri të jetë përballë Uranit më 10 dhjetor. Lini hapësirë rreth kësaj date për siguri. Nëse duhet të udhëtoni, mund t’ju duhet të përballeni me vonesa nga moti, probleme teknike të avionëve, trenave ose makinave, ose t’ju jepen adresa apo udhëzime të gabuara; frustrimet do të jenë të shumta. Ne nuk mund t’i kontrollojmë të gjitha në jetë, ndaj nëse duhet të shkoni, qëndroni fleksibël. Ju jeni një shenjë që shquhet për përshtatshmërinë dhe zgjuarsinë tuaj kur kushtet ndryshojnë, ndaj kjo cilësi do t’ju shërbejë në mes të muajit.
 
Jeta juaj publike do të vihet gjithashtu në fokus në dhjetor. Marsi ka vënë një reflektor të fuqishëm mbi punën tuaj që kur hyri në Shigjetar më 4 nëntor dhe do të mbetet në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve deri më 15 dhjetor. Pa dyshim, ky muaj dhe ai pasardhës janë ndër më të rëndësishmit për përparimin tënd profesional.
 
Gjysma e dytë e dhjetorit do të jetë një periudhë kërkuese për karrierën. Hëna e re e 19 dhjetorit do të jetë në kënd të vështirë me Saturnin, ndaj nëse merr një detyrë të re, do të kërkojë shumë punë. Pyet nëse do të kesh një anëtar ekipi ose asistent për të të ndihmuar!  Duket e lodhshme, por sërish mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tua.
 
Siç u përmend, Marsi do të largohet nga Shigjetari dhe sektori yt i karrierës më 15 dhjetor dhe kur të hyjë në Bricjap, do të ndriçojë sektorin shoqëror. Kjo tregon se dhjetori nuk do të jetë vetëm punë e jo argëtim në gjysmën e dytë të muajit do të jesh i/e rrethuar nga miq dhe njerëz që të duan të mirën. Ke gjithashtu Jupiterin e fatit të mirë në shtëpinë tënde të dashurisë dhe romancës, që përfshin edhe gëzimin dhe kohën cilësore me fëmijët.
 
Prania e rrallë e Jupiterit në Gaforre për më shumë se një vit, nga 9 qershori 2025 deri më 30 qershor 2026, tregon se nëse je single, ke një shans të shkëlqyer për të takuar dikë të ri. Nëse je në një lidhje ose i/e martuar, romanca mund të marrë një shkëlqim të veçantë.
 
Festat do të jenë shumë të veçanta për, sepse Hëna në tranzit në natën e Krishtlindjes do të jetë në Peshq dhe në komunikim të bukur me Jupiterin fatmirë. Do të jetë një ditë shpirtërore, në harmoni të plotë me frymën e festës, që thekson dhembshurinë, paqen dhe kujdesin për ata më pak me fat.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj