Lifestyle

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da Vinci- t!

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Këtë javë, kuratorët  e një ekspozite në Firence zbuluan se (me shumë mundësi) skulptura që mbanin në duar ishte në fakt e vetmja e mbijetuar e llojit të saj, realizuar nga artisti Leonardo Da Vinci.

Ndonëse historikisht është thënë se Leonardo ka bërë disa skulptura (përfshirë edhe një kalë gjigant) kurrë nuk është gjetur një punim tredimensional nga ana e tij.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Fatmirësisht duket se "Virgjëresha me Foshnjën e Qeshur" përbën një përjashtim të mrekullueshëm. Mendohet se vepra në fjalë mund të jetë krijuar rreth vitit 1472, kur Leonardo ishte 19- 20 vjeç dhe nxënës i artistit Andrea del Verrocchio. Që prej vitit 1858, “Virgjëresha dhe Foshnja e Qeshur” gjendet në muzeun "Victoria and Albert", Londër, ku prej kohësh mendohej se i përkiste artistit Antonio Rossellino.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Francesco Caglioti, akademik italian në Universitetin e Napolit, i njohur në mesin e ekspertëve të Rilindjes për njohuritë e gjera rreth skulpturës së shekullit 15- të, ka bindjen se skulptura është vepër e Da Vinci- t. Teksa Virgjëresha sheh foshnjën, buzëqeshja që mbart është prototip i të gjitha buzëqeshjeve enigmatike në artin e Leonardo-s (kujtoni Mona Lisa- n).

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da
Skica të Da Vinci- t

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Po kështu portreti i foshnjës Krisht është një tjetër pikë që shton dyshimet se me shumë mundësi skulptura është e gjeniut Da Vinci. Nëse do t’i hidhni një sy do vini re se Krishti- bebe duket kaq i gjallë, diçka kjo që karakterizon krijimtarinë e Leonardos mbi portretizimin e fëmijëve.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Përsa i përket portretizimit të Krishtit të qeshur, diçka e tillë në shekullin e 15- të konsiderohej tërësisht blasfemi. Ndërkohë, nisur nga shënimet në fletoret e tij, Da Vinci kujton se si në moshë të re pati probleme pikërisht sepse kishte portretizuar Krishtin të mitur.

A mund të ketë qenë kjo skulptura që futi gjeniun në telashe?

REELS

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Most likely, the world discovered Da Vinci's problematic sculpture!

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

This week, curators at an exhibition in Florence discovered that the sculptures they held were actually the only survivor of its kind, performed by the artist Leonardo Da Vinci.

Although historically it has been said that Leonardo has made some sculptures (including a giant horse), he has never found a three-dimensional work on his part.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Fortunately, it seems that the "Virgin with the Smiling Baby" is a wonderful exception. It is thought that the work could be created around 1472, when Leonardo was 19 to 20 years old and a student of Andrea del Verrocchio. Since 1858, "The Blessed Virgin and Baby" is located in the Victoria and Albert Museum, London, where it was thought to belong to Antonio Rossellino.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Francesco Caglioti, an Italian academician at the University of Naples, renowned among Renaissance experts for extensive knowledge of 15th century sculpture, is convinced that sculpture is the work of Da Vinci. As the virgin sees the baby, the laugh she carries is the portico of all the enigmatic smiles in Leonardo's art (remember Mona Lisa).

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da
Da Vinci's sketches

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

Likewise, the icon of the infant Christ is another point that adds to the doubt that most likely the sculturus is the Da Vinci genius. If you take a look, you will notice that Christendom looks so alive, something that characterizes Leonard's creativity on portraying children.

Me shumë mundësi, bota zbuloi skulpturën problematike të Da

As for the laughter of Christ's portrayal, something like this in the 15th century is considered entirely blasphemous. Meanwhile, based on notes in his notebooks, Da Vinci recalls how at an early age he came into trouble precisely because he had portrayed the infant Christ.

Could it have been this sculpture that put the genius in trouble?