KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Të lidhur apo jo? Supermodelja i shuan kureshtjen të gjithëve!

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2019

Në rast se ju kishte shpëtuar: prej pak muajsh i gjithë interneti është i bindur se Naomi Campbell është në një lidhje me këngëtarin e One Direction’s, Liam Payne. Shkak u bënë komentet gjithë pasion që dyshja lë nëpër fotot e njëri tjetrit.

Nëse ju duhet edhe një tjetër provë, ditën e Shën Valentinit ata e kaluan bashkë!

Gjithsesi, fjalën e fundit e ka supermodelja. E pyetur rreth kësaj gjatë intervistës në Jonathan Ross Show, përgjigja e saj s’mund të ishte ndryshe.

Para së gjithash, ajo bërë këtë fytyrë!

Pastaj, duke buzëqeshur tha: “Unë s’flas kurrë për jetën time personale”

Pra, asnjë konfirmim, por  gjithashtu asnjë kundërshtim.

Në janar të këtij viti Campbell u pa në shoqërinë e Liam, i cili i dha fund bashkëjetesës me Cheryl në korrik të 2018-ës.

Gjithsesi, Liam nuk është i vetmi “i dashur” i mundshëm për të cilin është përfolur Naomi së fundmi.

Të tjerë zëra thanë se mes saj dhe Drake ka diçka, por ç’thotë modelja?

“Është çmenduri. Një ditë është njëri, ditën tjetër është një tjetër. Po nesër kush është?Këtë dua unë të di. Mua më vjen të qesh. Këto histori janë të pabesueshme. Janë qesharake, por unë thjesht vazhdoj jetën time.”

Jemi në rregull besoj?!

MOS I HUMBISNI