
Nga gjithë ç’ka ndodhur deri më tani, me siguri mendja ju shkon se si i kanë punët 2 ish-shoqet e ngushta. Sipas TMZ, thuhet se dyshja nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi që prej ditës që skandali i tradhtisë së Jordyn dhe Tristan pushtoi internetin.
“S’kanë komunikuar pothuajse fare. Ndoshta disa mesazhe të shkurtra ku Kylie i ka thënë për të marrë rrobat e saj Jordyn-it.”
Përpos zhgënjimit që mori nga mikja më e ngushtë e saj, Kylie duket se ka qenë e zënë duke u marrë edhe me çështjen e saj dhe Travis Scott. Nëse ju kujtohet pak ditë më parë ajo thuhej se e akuzoi partnerin për tradhti, gjithsesi skandali i radhës s’ka nisur ende.