Celebrity

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më e paparë se kaq!

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2019

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Babai super seksi i Dua Lipës, Dukagjin Lipa ka festuar dje përvjetorin e tij të 50-të.

E dimë, askush s’e besoi këtë shifrën më lart derisa pamë tortën dhe qirinjtë mbi të. Një pjesë e mirë e fansave të Dua-s e kanë fiksim babain e saj dhe prandaj, e shohin me aq kërshëri sa dhe vetë këngëtaren.

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Si e pret ditëlindjen babai më i famshëm i momentit? Sigurisht që me një super super festë!

Dua dhe gjithë pjesa tjetër e familjes duket se kishin menduar një festë surprizë për të atin dhe gjithçka ka shkuar sipas planit.

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Fillimisht familja Lipa e filloi me një darkë private.

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Vetë Dukagjin Lipa postoi në Instastory disa foto nga atmosfera aty- dhe nuk kishte as një ide që festa e vërtetë s’kishte filluar ende!

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Miqtë dhe të afërmit duket se po prisnin familjen bashkë me djaloshin e ditëlindjes në shtëpinë e kthyer në disko!!

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Siç duket nga foto, ish-këngëtari i grupit ODA s’i mban dot emocionet kur sheh surprizën!

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Super atmosferë, njerëz që kërcejnë dhe sigurisht këngë shqip në sfond.

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Pjesa më e bukur mbetet ajo e tortës. Dua, e veshur me një fustan të gjelbër shfaqet drejt të atit me tortën në dorë, ndërkohë që dëgjohen zëra që thonë: “Mendo një dëshirë, mendo një dëshirë!”

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

“Të gjitha dëshirat e mia janë plotësuar!”- përgjigjet ai dhe kush mund t’i mbante brohoritjet?

Babai i Dua-s mbushi 50-vjeç dhe festa s'mund të ishte më

Çfarë mund të kërkojë më tepër një baba përveçse një familjeje të lumtur dhe një vajzë me 2 çmime Grammy në moshën 23 vjeçare?!