Muzika

Klipi i ri: Elvana Gjata më ‘e zhveshur’ se kurrë

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2019

Klipi i ri: Elvana Gjata më ‘e zhveshur’ se kurrë

Elvana Gjata, që gjithnjë është kujdesur deri në detajet më të vogla për klipet e saj, këtë herë vjen më “e zhveshur” se kurrë. E zhveshur në look, duke zgjedhur një grim minimalist dhe duke mbajtur flokët e saj natyralë, jo fort të stiluar. Flasim pak për veshjen? Thjesht xhins, asgjë më tepër.

Klipi i ri: Elvana Gjata më ‘e zhveshur’ se kurrë

Një videoklip i zhveshur nga çdo detaj e filtër skenik, që xhirohet në një shtëpi diku larg mes gjelbërimit të periferisë, një klip ku Elvana shfaqet edhe me lot në sy, s’mund të ishte më i thjeshtë se kaq dhe më i bukur në të njëjtën kohë.

Klipi i ri: Elvana Gjata më ‘e zhveshur’ se kurrë

Klipi i këngës, e cila është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi në bashkëpunim me Darko Dimitrov, sigurisht ndjek një rrjedhë logjike të tekstit të ndjerë, të shkruar nga Aida Baraku.

“Jam atje
Ku u theva keq
Nga lista e të gjallëve
Ku ti më ke heq
Jam me troshat e dashnisë
Në tavolinën e mërzisë”