Eni Vasili është kujdesur që gjithnjë ta mbajë lidhjen e saj sa më diskrete të jetë e mundur. Si rrallëherë, ajo u fotografua me partnerin e saj në premierën e filmit “Lorik”.
Sigurisht, pyetja që vjen pas kësaj është padyshim: “Kur është dasma?!”
Epo, ndonëse nuk ka një përgjigje të saktë, moderatorja e Open e di mirë që para zgjedhjeve nuk ka asnjë shans të kurorëzohet në martesë!
“Kemi zgjedhjet njëherë!”- tregoi duke qeshur Vasili e ftuar dje në “E Diell”. Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë."
Pra, nëse do të ketë dasmë, e sigurtë është që do të ndodhë pas zgjedhjeve elektorale dhe duke marrë parasysh profesionin dhe pasionin për punën e saj, përgjigja është krejtësisht e kuptueshme.