Mbrëmjen e djeshme Salla e Madhe e Universitetit të Arteve u mbush plot për të ndjekur nga afër performancën virtuoze të Migena Gjatës. Për herë të parë në një koncert në Tiranë, sopranoja e koloraturës dhe tingujt e pianos nga Gunther Albers mbajtën mbërthyer gjithë të pranishmit të cilët shijuan performancën unike.
Artistja tjetër e familjes Gjata, debutoi para publikut vepra nga Schumann, Wolf, Schubert, e ndërsa mbrëmjen, ashtu siç u tha e mbylli me Strauss. Koncerti konsistoi në ‘Lieder’ nga gjigandët e muzikës klasike të përmendur më lartë. ‘Lieder’ është një poezi gjermane e ndërthurur me muzikë klasike , specifikisht poezi romantike nga shekulli i XVII dhe XIX.
Pas koncertit, pedagogë të Akademisë e vlersuan repertorin e zgjedhur si më të vështirin në llojin e tij, por gjithashtu më i arrituri. Fustani që Migena kishte zgjedhur ishte dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili është gjithashtu stilisti i preferuar i motrës së saj. Në sallën e mbushur plot, s’mund të mungonte Elvana, e cila pjesën më të madhe të kohës, së fundmi po e kalon jashtë vendit.
Migena Gjata, e cila e nisi rrugëtimin e saj në Tiranë në moshën 13-vjeçare, për ta vazhduar më pas në Gjermani, në fund të shfaqjes nuk harroi t’i jepte një përqafim të ngrohtë mësueses së parë, e cila s’mundi t’i mbajë lotët teksa shihtë ish-nxënësen e saj të emociononte gjithë sallën.