Kur më pyesin nëse kam ndonjë motër ose vëlla, unë them se po, kam një vëlla më të vogël. Disa, e vazhdojnë bisedën dhe më pyesin se sa vjeç je, me çfarë merresh, apo si quhesh. Kjo është pjesa që mua më duhet të përgjigjem: ?Oh, ai ka vdekur?.
Së fundmi, dikush më ka pyetur se përse them akoma ?kam? në vend të ?kisha?. Është e mirëmenduar, u them. Unë jam motër dhe që të jesh një motër e madhe duhet të kesh një vëlla më të vogël...apo jo??
Kur ti vdiqe unë kalova në të gjitha fazat e dëshpërimit. Inat, histerizëm, të qara, vetmi. Kanë kaluar 7 vjet që kur ti ike dhe akoma tani ka momente në të cilat unë s?mbushem me frymë. Vetëm nga ideja që ti s?je më.
Çdo vit, diçka e re më nxjerr dhimbjen në sipërfaqe. Në 2013-in ishte zhvendosja në apartamentin tim të ri, pa ty. Në 2014-ën, ishte puna ime e re, prapë pa ty. Në 2017-ën u martova dhe kjo ishte dita më e vështirë për mua. Sot, është 2019-ta dhe unë po mendoj të bëjë një fëmijë dhe ti sërish nuk je.
Jam e frikësuar. Po sikur unë dhe fëmija im të mos kemi lidhjen që kishim bashkë? Ky mendim më tmerron, edhe më tepër pasi kam mësuar që jo çdo marrëdhënie vëlla-motër ishte si e jona. Për mua ishte kaq normale të duheshim pa kushte dhe të rrinim gjithë kohës bashkë.
E di që do të kishe qenë daja perfekt. Ti unë të isha serioze ti do ta argëtoje. Edhe pse 20 vjeç, ishe kaq i mirë me fëmijët. Ishe i dashur dhe gallatë.
S?e harrove kurrë ditëlindjen time. Në fakt, ti bëje dhuratat më të bukura nga gjithë njerëzit që njoh unë. Gjithçka më ke dhuruar e ruaj me fanatizëm.
Mund të kishte qenë kaq ndryshe! Do të bëja gjithçka për ty. Vetëm të me thoje. Duhek vetëm të hidhje hapin e parë dhe të më tregoje. Të më tregoje se po vuaje, që s?ishe i lumtur. Të më thoje se diçka s?po shkon mirë. Në vend të kësaj, ti zgjodhe t?i jepje fund jetës tënde. Ti more jetën tënde dhe e çove shumë larg meje.
Do të të dua përgjithmonë!
Shënim*: Letra është përshtatur nga The Guardian.