Evi Reçit iu besua prezantimi i “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, që prej vitesh prezantohej nga Anila Çela. E ftuar në “You & Me” në NRG Radio, moderatorja u pyet se ç’notë do t’i vinte Evi Reçit si prezantuese, nga një në dhjetë.
“Sipas meje, Evi është tek shtata. Ajo e di, ne jemi afër. Kemi qenë bashkë gjatë kohës së provave. Këshilla ime: të jetë sa më e thjeshtë dhe të jetë ajo që është. Kur përpiqemi të jemi dikush tjetër, na rrëshkasin gjërat nga duart.”
Anila Çela do të drejtojë “Nga e para”, një version shqiptar i Extreme Makeover: Home Edition.
“Nga e para” u transmetua shtatë vite më parë nën moderimin e Valbona Selimllarit. Ekipi i arkitektëve transformonte tërësisht shtëpi të rrënuara të familjeve në nevojë, gjithçka në vetëm në shtatë ditë.
Siç njofton televizioni, “Nga e para” do të rikthehet së shpejti.