KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

4 detaje interesante të videoklipit të Gashit dhe Ledri Vulës

15 Shkurt 2019

“That’s Mine” është kënga e dytë e Gashit me një artist shqiptar, pas “Karma” me Adelina Ismailin. Fillimisht u prezantua në verë gjatë “Sunny Hill Festival”, ndërsa pak orë më parë u publikua videoklipi, tek i cili spikatëm 4 detaje interesante.

1. Gjatë qëndrimit në Kosovë për të performuar në “Sunny Hill Festival”, Gashi i shoqëruar nga Ledri dhe menaxheri i tij, Faton Shoshi, shpërndanë akullore rrugëve të Prishtinës. Disa momente janë vendosur në klip.

2. Ndonëse i rritur larg Kosovës, reperi ka treguar gjithnjë lidhjen e fortë më muzikën dhe artistët shqiptarë. Një ndër ta është padyshim edhe Sabri Fejzullahu, që gjithashtu nuk mungoi në klip.

3. Në një pjesë të këngës, reperi duket pranë varreve të gjyshërve. “Është shumë e çuditshme për mua sepse kur u riktheva në Kosovë, ndjenjat nuk ishin më të njëjta. Nuk kisha më pjesëtarë të familjes, as gjyshin, as gjyshen. Pjesa më e madhe kishte lëvizur, ose me disa nuk flisja. Kur erdha gjatë verës, ndjeva se kisha një familje,” shkroi në Instagram pak kohë më parë.

4. Në fund, kënga mbyllet me shqiponjën dykrenare. Ndonëse duket si një këngë kushtuar një vajze, për shkak të fjalëve si baby, love, girl etj, kënga në fakt është një dedikim për Kosovën. “Të gjithë mendojnë se po flas për ndonjë vajzë, por nëse e dëgjoni me vëmendje do të kuptoni që i referohet vendin prej nga vij unë,” u shpreh në Instagram në fillim të dhjetorit.

Nisur nga teksti, ngjason më shumë si një këngë dashurie, por referuar detajeve në videoklip është në të njëjtën kohë edhe një dedikim për origjinën.

Ah, të mos harrojmë Ledrin. Edhe pse këndon shumë pak, reperi është qershia mbi tortë e “That’s Mine”.

MOS I HUMBISNI