KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Të padisësh prindërit për vetëm një arsye: Që të dhanë jetë!

13 Shkurt 2019

Përse më lindët?- Ky është rebelimi i një djaloshi 12- vjeçar nga Libani në filmin “Capernaum”, i cili proteston ndaj jetës së ofruar duke hedhur në gjyq prindërit e tij.  

Filmi ka rezultuar mëse i suksesshëm duke e shndërruar regjizoren libaneze Nadine Labaki në të parën grua arabe, filmi i së cilës është nominuar për Oscars (ekzaktësisht në kategorinë Foreign Language- Gjuhë e huaj).

“Në fund të ditës, ata fëmijë po paguajnë një çmim të artë për konfliktet tona, sistemin tonë, vendimet tona idiote dhe qeveritë. Ndjeva nevojën të flisja rreth problemit në fjalë dhe po mendoja: nëse ata fëmijë do të mund të flisnin apo shpreheshin, çfarë do të thonin? Çfarë do të na tregonin të gjithëve ne, kësaj shoqërie që i injoron?” u shpreh Labaki duke shpjeguar kështu filozofinë e filmit.

Filmi ia doli po ashtu të triumfonte në festivalin e Cannes ku rrëmbeu çmimin e jurisë (përpos shumë e shumë çmimeve të tjera kombëtare e ndërkombëtare si Regjia më e mirë në "Asia Pacific Screen Awards", Aktori më i mirë- Zain Al Rafeea në "International Antalya Film Festival", etj).

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI