Duhet të dish se po shkon të takosh një nga njerëzit më me influencë në botë. Mblidh veten dhe lexo me kujdes këtë artikull për të lënë një përshtypje sa më të mirë para Mbretëreshës.
Pikë së pari, çfarë duhet të veshësh?
Siç mund ta marrësh me mend veshjet duhet të jenë sa më formale, me tone neutrale dhe printe modeste. Duhet të kesh parasysh se s’mund të eklipsosh kurrsesi veshjen e Mbretëreshës si dhe të evitosh ngjyrat e ndritshme apo shfaqjet e panevojshme të lëkurës. Fjalët kyçe: elegancë, sofistikim dhe rregullsi.
Kur duhet të shkosh në takim?
Shko në kohë, mundësisht pak më herët. Ti duhet të presësh Mbretëreshën, jo ajo ty!
Si t'i drejtohesh?
Nuk mund t’i adresohesh kurrsesi Mbretëreshës si “Mbretëreshë”. Po kështu as “Mbretëreshë Elizabeth- a” pasi është titulli zyrtar i monarkisë së saj. Mënyra e duhur është “Madhëria juaj”.
Të përkulesh apo të mos përkulesh?
Përkulja nuk është e përfshirë në protokoll por konsiderohetr një gjest i këndshëm dhe i përshtatshëm. Përpiqu ta lakosh trupin ëmbël, fare pak dhe pa shumë mund.
A mund t’i japësh dorën?
Duhet të dish se nuk mund t’ia zgjasësh dorën e para/i pari. Prit, nëse ajo dëshiron ta bëjë atë gjë, vetëm atëherë mundesh edhe ti.
E prek dot?
Kurrsesi Mbretëresha nuk mund të preket aksidentalisht. Do ecësh gjithë kohës pas saj dhe do respektosh shpejtësinë e hedhjes së hapave. Vetëm Michelle Obama mund të thyejë protokollin e të përqafojë Elizabeth- ën, ti jo!
Çfarë s’duhet të bësh kurrë!
Mbaj mend:
1. T’i kthesh shpinën
2. Të heqësh sytë e të shohësh diku tjetër teksa ajo bisedon me ty
3. Të bësh selfie
4. Të ecësh para saj
5. Të largohesh në takim përpara Mbretëreshës
6. T’i bësh pyetje personale dhe politike
Çfarë duhet të bësh patjetër!
1. Ji me duart bosh. Sigurohu që s’po mban asgjë në dorë përpara se ta takosh
2. Buzëqesh
3. Lëre të marrë rolin e udhëheqëses (siç vërtet është)