Nëse ju nevojiten më shumë: 4 arsye të tjera pse duhet të pini verë

 Read in English

Sigurisht që mund të jeni duke e pirë verën për të larguar dramat e fundit, megjithatë ndoshta nuk keni lexuar për disa përfitime të tjera (gjithmonë nëse nuk e teproni, sepse përndryshe nuk i shmangeni dot një hungover-i).

Mund të parandalojë dëmtimin e dhëmbëve

Në një studim të vitit 2014 të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, hulumtuesit zbuluan se vera e kuqe (madje edhe ajo jo alkoolike) largoi më shumë baktere që shkaktojnë kavitet sesa uji me alkool. Pra, goja në ngjyrë të purpurt nuk qenka dhe aq keq në fund të fundit.

Mund të mbajë alergjitë nën kontroll

Tingëllon e çuditshme, por mund të funksionojë vërtet. Në një vëzhgim të 80 studimeve të fundit të botuara mbi sëmundjet e ndryshme, disa ekspertë shprehen se flavonoidet, antioksidantë që gjenden te vera e kuqe, mund të zvogëlojnë simptomat e alergjisë dhe astmës. Nevojiten disa kërkime më shumë, por situata duket pozitive.

Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit

Ndonëse teprimi me konsumimin e verës lidhet edhe më çështje të shëndetit mendor, nga ana tjetër, sipas një studimi të publikuar në revistën BMC Medicine, pirja në sasi normale mund të ulë shanset për të vuajtur nga depresioni.

Mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak...nëse keni diabet të tipit 2

Në një studim të 2015-s të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, shkencëtarët ndanë në 3 grupe 224 pacientë me dibaet të tipit 2. Grupi i parë u udhëzua të pinte 1 gotë verë të kuqe çdo darkë; grupi i dytë duhet të pinte një gotë verë të bardhë; grupit të tretë iu dha ujë mineral. Në fund, u pa se grupi i parë kishte një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak.

Merlot për të gjithë! ¯\_(ツ)_/¯

Artikuj të ngjashëm