KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

S’ka rëndësi single ose jo: Kjo festë s’duhet t’ju shpëtojë

11 Shkurt 2019

Keni dëgjuar ndonjëherë për ditën Galentine? Në fakt termi lindi rastasisht dhe në pak kohë u përhap në gjithë botën.

Në serialin amerikan “Parks and Recreation”, Leslie Knope (Amy Poehler) thotë se Galentine është dita perfekte për të hequr qafe bashkëshortët apo të dashurit në mënyrë që të festojmë me shoqet dhe shokët.

E bukura e kësaj feste qëndron në faktin se nuk është aspak kundër Shën Valentinit, por është e gjitha tek të kaluarit më shumë kohë bashkë dhe një mënyrë për t’i shprehur dashurinë miqve.

Më 15 shkurt, ose kur të doni, “Galentine” mund ta festoni si një festë të zakonshme: zbukurime, ëmbëlsira, dhurata, pizhama pse jo dhe surpriza. Tani që e morët vesh, mblidhni grupin dhe festoni. 

MOS I HUMBISNI