
Marjana Çmeta, nusja që dy vjet më parë helmoi vjehrrën, u dënua nga gjykata me 32 vite burg.
E reja mohoi akuzën duke thënë se është e pafajshme përballë vetes dhe Zotit.
Më 30 prill 2017, Marjana helmoi vjehrrën, Lirie Lami me fotoksinë dhe e mbyti me duar duke pretenduar se “ishte magjistricë”. E reja besonte se Liria ishte fajtorja për problemet në martesën e saj.
Pas vrasjes, ajo u rrëfye te hoxha Hysen Shehu, pa e ditur se ai po e regjistronte. Në video, ajo lutet që vjehrra të vdesë dhe që e vërteta të mos dalë kurrë në dritë. Hoxha nuk e denoncoi, por ia tregoi videon disa familjarëve të viktimës duke i kërkuar të mos tregonin.
Burimi: Top Channel