KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

A ia vodhën me të vërtetë Instagramin Rezart Veleshnjës?

11 Shkurt 2019

Dje, aktori i “Portokallisë” ishte qendra e vëmendjes në Instagram dhe portale fill sapo shpërtheu publikisht kundër ish-të dashurës, e cila sipas tij kishte “4 lidhje paralele”. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Veleshnja postoi të tjera video, pasi fshiu të parat, ku sqaronte se Instagramin ia kishin vjedhur dhe nuk kishte lidhje me postimet e mëparshme. Dakord, por a ia vodhën vërtet?

Së pari, në videon ku sqaron situatën, Veleshnja më të rëndësishme ka të falenderojë personin që i rimori Instagramin, sesa ish-të dashurën, e cila u përball me një sërë ofendimesh online dhe u kthye në një person publik pa dijeninë e saj.

“Së pari, njëherë dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua më kanë vjedhur faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam patur lidhje fare me Instagram-in. Kam 13 orë udhëtim. Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. Kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës. Nëse i gjej kësaj here i kam lënë Allahun dhe policinë.”

Së dyti, Rezarti u shpreh se “ka mbi tre orë që gjendet në aeroportin e Washington-it, pas 13 orësh fluturim dhe nuk di se kush janë këta njerëz dashakeqë”. Mirëpo është i dyshimtë fakti që sfondi dhe veshja e videos janë të njëjta me videot/fotot ku shkruhej për tradhtinë e ish-të dashurës.

Nga e majta në të djathtë: Shkëputur nga videoja ku shprehet se i vodhën Instagramin - Foto e postuar dje
Nga e majta në të djathtë: Shkëputur nga videoja ku shprehet se i vodhën Instagramin - Foto e postuar dje

Së treti, në një nga fotot e djeshme, aktori flet për “një hallexhi që i shkon pas ish-të dashurës së tij”, të cilin e përmendi edhe në një video dje në InstaStory që e bën më të dyshimtë situatën. Pra, deklarata se Instagrami ishte vjedhur nuk është bindëse.

Foto e postuar dje.
Sondazh i Anabel.al - Ç'mendonin njerëzit për situatën në fjalë

MOS I HUMBISNI