KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

E patë si duket Tirana në prag Shën Valentini?

11 Shkurt 2019

Shën Valentini është vetëm pak ditë larg dhe përgatitjet kanë filluar që tani. Duket se këtë vit, kryeqyteti do të marrë i gjithi formën e një zemre të kuqe.

Me qindra tollumbacë në formë zemre kanë pushtuar ambientet rreth Bashkisë së Tiranës me rastin e 14 shkrutit-Ditës së të dashuruarëve.

Atmosfera e krijuar prej tyre ka zgjuar interesin e qytetarëve, të cilët nuk kanë ngurruar të shkrepin disa foto në sfondin e dashurisë.

Edhe vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj pak minuta më parë postoi në llogarinë e tij të Instagram-it këto foto, duke i kthyer tollumbacat në formë zemrë, në fiksimin e ri të Instagram-it.

"Po ti, bëre foto te zemrat e Bashkisë? Mirëmëngjes Tirana!"- shkruan ai dhe për hir të së vërtetës, fotot janë perfekte për Instagram!

 

MOS I HUMBISNI