KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Pas postimeve ofenduese ndaj ish-të dashurës, Rezart Veleshnja: 'Më kanë vjedhur faqen!'

11 Shkurt 2019

Dje Rezart Veleshnja tërhoqi vëmendjen e gjithë Instagram-it dhe portaleve për shkak të postimeve në Instastory-n e tij. Aktori i Portokallisë shpërtheu në ofendime kundrejt ish-të dashurës, e cila sipas tij “kishte 4 lidhje paralele”.

Nuk vonoi shumë që Veleshnja të postonte disa Story të tjera, në të cilat përgënjeshtroi gjithçka. Aty ai pretendon se Instagram-i i tij është vjedhur dhe se nuk ka gisht në postimet e mëparshme.

“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagram-it. Mua më kanë vjedhur faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam patur lidhje fare me Instagram-in.

Kam 13 orë udhëtim. Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës. Nëse i gjej kësaj here i kam lënë Allahun dhe policinë.”- dëgjohet të thoti ai.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washington-it dhe kam ngelur këtu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Do ta gjejmë me prokurori. S’e kuptoj interesin e këtyre njerëzve, turp i madh është!”

Pas shpërthimeve ofenduese të aktorit, reagimet e njerëzve kundër gjestit të tij, ishin pafund.

MOS I HUMBISNI