KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Si gjithë baballarët e tjerë, edhe Ardit Gjebrea ka të njëjtën përgjigje për Annën!

11 Shkurt 2019

Vogëlushja e shtëpisë, Anna, është pika e dobët e Ardit Gjebresë dhe për këtë nuk kemi më asnjë dyshim.

Vetëm ajo mund ta përlotë, ta bëjë nostalgjikë apo t’i krijojë frikëra si ato të gjithë baballarëve të tjerë. Dhe mbi të gjitha...Anna di si t’i bëjë pyetje nga ato më sikletshmet, që të lënë pa fjalë.

Pak orë më parë, Gjebrea postoi në lnstastory-n e tij një foto të shkëputur nga spektakli “Lufta e Nuseve” dhe sipër saj shkruante:

“Anna: ‘Babi,ti do të më shoqërosh mua kur të martohem?!’

Mendova: veç ta mbërrij atë ditë...”

Tani çohu dhe përqafoje babin tënd. Të njëjtën gjë po mendon dhe ai...

MOS I HUMBISNI