KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Traileri i 'Aladdin-it' sapo doli dhe duhet ta shihni të gjithë!

11 Shkurt 2019

Në fund të vitit të shkuar, ju thamë se 2019-ta do të jetë e mbushur me filma fantastikë, ose më saktë do të jetë viti i Disney-it...

Epo vëmendjen këtu tani! Traileri i parë i “Aladdin” u shfaq gjatë kohës së publicitetit të Grammy-it dhe s’mund të na bënte më të paduruar se kaq.

Ashtu siç na paralajmëroi, Will Smith kishte të drejtë...në film ai ishte i gjithi blu!

Smith do të luajë rolin e xhindit magjik, por fillimisht u tha se tek filmi i ri nuk do të jetë  ai burri i stërmadh ngjyrë blu që zor se do të na fshihet ndonjëherë nga kujtesa. Kurse aktori vetë njoftoi se do të jetë po ai personazh dhe kishte të drejtë...

Pavarësisht se në trailer realizimi i përrallës shumë të dashur duket magjik, njerëzit në Tëitter kanë rezervat e tyre.

“Hiqeni Aladdin-in!”- shkruan dikush dhe e gjithë kjo prej figurës së xhindit.

Gjithsesi, filmi do të shfaqet nëpër kinematë ndërkombëtare në 24 maj. Nuk e dimë për ju, por ne mezi po presim!

MOS I HUMBISNI