KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Çfarë? Brad Pitt në festën e Jennifer Aniston?!

10 Shkurt 2019

Mbani frymën! Ish-çifti i preferuar i të gjithëve në vitet ’90-të kanë qenë në të njëjtën dhomë, në të njëjtën kohë. Po flasim për Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Aktorja ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 50-të në Los Angeles dhe sipas People brenda saj ishte Pitt...Ç’do të thotë kjo?!

Sipas tyre, ish-partneri bëri një hyrje të rastësishme në hotelin ku po mbahej festa e Aniston dhe Jennifer, s’ishte ish-i i vetëm. Gwyneth Paltrow, që gjithashtu ka qenë e dashura e Pitt dikur, ndodhej në festë.

Ende nuk dihet nëse ka patur ndonjë komunikim mes dyshes së famshme, por burime pranë tyre janë të sigurtë se një urim ditëlindjeje nuk ka munguar.

Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë në 2005-ën. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fatkeqësisht asnjëra prej martesave nuk funksionoi dhe të dy janë zyrtarisht single!

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI