KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Olta Gixhari adoleshente s'ka asnjë lidhje me Oltën sot!

10 Shkurt 2019

Mendimi i parë që vjen ndër mend kur sheh Olta Gixharin është padyshim ai i një femre sensuale, joshëse dhe plot sharm. Por duket se figura aktuale e aktores nuk ka lidhje me atë të shumë viteve më parë. 

E ftuar në “E diell” , Gixhari  na prezantoi një tjetër version të vetes në adoleshencë. Çapkëne, rebele dhe e egër mjaftueshëm...

“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë në ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur xhinse, zinxhira të varur,një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithnjë dhe mami im  thirre në shkollë  nga drejtoria pasi ankoheshin se unë rrihja djemtë.”

Zinxhira?! Shkop në dorë? Rrihte djemtë? Olta, ti je?!

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI