KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Kush më mirë se baballarët e kupton reagimin e Dudushit kur i ngacmojnë vajzën?

10 Shkurt 2019

Si të gjithë baballarët e tjerë, as Alban Dudushit nuk i vjen mirë kur dikush i ngacmon të bijën. I ftuar në “Thumb” ditën e djeshme, moderatori ka treguar pak nga lidhja e tij me vajzën e madhe, Joelle.

Dudushi tregoi se marrëdhënia mes tyre është aq e ngushtë, sa ajo mund edhe t’i tregojë pa problem ndonjë ngacmim tipik djemsh.

“Ka qenë njëherë dhe i kam thënë do të ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Pastaj i mbushi mendjen tim vëllai që të më thotë mua të mos shkoj, se i vinte turp. E lamë, por ai nuk e ngacmoi më. Natyrisht, këto janë momente që ufff...”-  u shpreh ai dhe me shumë gjasa gjithë baballarët përsërisin pas tij.

Përpos rastit në fjalë, Albani tregoi se dëshira e tij është që Joelle të tregohet e sinqertë me të për çfarëdolloj bisede, madje edhe kur vjen puna tek simptatitë kundrejt një djali.

“Bisedojmë ne shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungoj tek ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Ne flasim për të gjitha gjërat me njëri tjetrin. Deri tani, nuk e di sa më tregon të vërtetën se edhe mund të më gënjëj, por nuk ka asnjë pëlqim që ta ketë vazhduar më tej. Por natyrisht, simpatira më ka shprehur.”- përfundoi ai.

MOS I HUMBISNI