KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Shpallet fituesi i Sanremo! Triumfi i këngëtarit shkakton reagime të forta

10 Shkurt 2019

Pas 5 ditësh, festivali i Sanremo-s shpalli mbrëmjen e djeshme fituesit e edicionit të 69. Këngëtari Mahmood me “Soldi” triumfoi duke lënë pas disa nga emrat më të lakuar, si Ultimo me këngën “I tuoi particolari” dhe Il Volo me “Musica che resta”.

Fill pas shpalljes së fituesit, një pjesë e njerëzve në sallë nuk mundi ta fshehë habinë, përfshirë këtu edhe vetë Mahmood, të cilit as ia priste mendja që do të fitonte.

Alessandro Mahmoud, i njohur si Mahmood, ka lindur në Milano më 1992 nga një nënë italiane dhe një baba egjiptian. Ishte pikërisht origjina e tij një ndër arsyet e debatit. Një pjesë e njerëzve nuk janë dakord me këtë zgjedhje. Kujtojmë që është viti i dytë që një artist me origjinë jo italine përfaqëson Italinë, pas Ermal Metës vitin e kaluar.

Pra, ka zëra që mendojnë se këngëtari është zgjedhur për arsye politike, sepse fitorja i përkiste Ultimo-s.

I të njëjtit mendim është edhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini. “Mahmood...mah....Kënga më e bukur? Unë do të zgjidhja Ultimo-n, ju ç’mendoni?”, shkroi ai në Twitter.

Pas festivalit, këngëtari deklaroi se “është 100 italian, i lindur në Milano” dhe se Egjipti për të “është thjesht një kujtim i fëmijërisë”.

Nga ana tjetër, nuk ishin të paktë njerëzit që u zhgënjyen nga performanca e “Soldi”. Ardit Gjebrea ishte një ndër ta që reagoi i habitur në Instagram.

Megjithatë, Mahmood ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovision Song Contest që do të mbahet në Izrael, 14-18 maj.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI