KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Nuk e pranuan në audicione: Ylli Limani tregon si arriti të merrte pjesë në ‘The Voice’

10 Shkurt 2019

Ylli Limani mahniti jurinë e The Voice of Albania teksa këndonte “A drop in the ocean” në Audicionet e Fshehura në 2011-n, megjithëse mundësitë për të marrë pjesë ishin të pakta. I ftuar dje në “Xing me Ermalin”, Ylli tregoi se NUK u pranua në audicionet e para, ato që realizohen para fazës së parë të konkurrimit që transmetohet në televizion.

“Kam qenë shumë i ri, nuk e kam ditur se ç’do bëja me jetën time, por është çudi që në audicionet e producentëve nuk më pranuan. Për 3 javë, i merrja vazhdimisht në telefon. I thashë që ‘unë e di që të hënën keni xhirimet e puntatës së fundit, ma thoni që nëse nuk më keni pranuar, të shkoj në audicionet e ‘X Factor’.”

Me një farë dyshimi, organizatorët e pranuan që të merrte pjesë në “Audicionet e Fshehura”.

“Gjatë provave [të audicioneve të fshehura], nuk është se ma varnin shumë se e dinin që isha futur kështu si [kot], por rezultova i suksesshëm dhe e kujtoj me dashuri shumë të madhe.”

Audicionet e fshehura - Episodi 4 - Ylli Limani - The Voice of Albania - Sezoni 1

Ylli, që zgjodhi të trajnohej nga Elton Deda, përballë një talenti tjetër si Marsela Çibukaj, e ndërpreu rrugëtimin e tij në The Voice në gjysmëfinale.

Në prill të një viti më parë, Miriam Cani kujtoi kohën kur nuk e shtypi butonin për të përzgjedhur Yllin 17-vjeçar asokohe, duke vazhduar se ai është pikërisht rasti kur nuk ka shumë rëndësi sa lart arrin në një spektakël.

MOS I HUMBISNI