KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Ngjarja e veçantë rikthen Elvana Gjatën në skenë

9 Shkurt 2019

Në postimin e fundit në Instagram, që bëri bashkë gjithë VIP-at shqiptarë dhe jo vetëm, Elvana gjata sinjalizoi rikthimin e saj në muzikë dhe në jetën publike. Dhe është pikërisht 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt, që do të rikthejë këngëtaren në skenë.

Burime pranë Prive bëjnë me dije se Elvana do të performojë në koncertin e Pavarësisë të drejtuar nga bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj. Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe burime për Anabel.

Në korrik të 2018-s, këngëtarja dhuroi një natë magjike në qendër të Prishtinës ku performoi disa nga hitet e vjetra, projektet e reja si edhe këngët e albumit EP “3”, shoqëruar sigurisht me koreografi specifike, që janë bërë prej kohësh pjesë e pandarë e performancave të saj.

MOS I HUMBISNI