KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

2 arsye pse njerëzit u zhgënjyen nga Grammy 2019

9 Shkurt 2019

~ Nominimet~

Albumi “Everything Is Love” i Beyonce-s dhe Jay-Z pothuajse u përjashtua nga kategoritë më të rëndësishme të çmimeve. “Sweetener” i Ariana Grande-s gjithashtu u nominua në vetëm dy çmime. Taylor Swift dhe albumi i saj “Reputation” u nominua në vetëm një çmim “Best Pop Vocal Album”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, burime për Variety bëjnë me dije se Taylor, fituese 10 herë, NUK do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të çmimeve më prestigjoze në muzikë.

Taylor Swift dhe Beyonce, ku kjo e fundit është nominuar 63 herë dhe ka fituar 22 çmime, janë padyshim dy ndër emrat më të rëndësishëm të Grammy, prania e të cilave ka ngjallur gjithnjë interes. Nga ana tjetër, Ariana Grande është padyshim ylli i momentit, me miliona fansa nëpër botë, të cilët sigurisht nuk kanë ndonjë arsye të fortë të ndjekin Grammy 2019.

~ Sherri Ariana Grande – Ken Ehrlich ~

Ariana Grande nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Ajo akuzoi producentin Ken Ehrlich se gënjeu mbi ngjarjen në fjalë. Ehrlich tha për Associated Press se ata biseduan që Grande të performonte në dielën, por në fund “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur së bashku”.

 “Mund të organizoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken,” vazhdoi ajo. “Kreativiteti dhe shprehja e vetes u mbyt nga ju dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të mos merrja pjesë. Shpresoj që shfaqja të jetë pikërisht ashtu siç dëshironi që të jetë.” – tha Grande.

Sipas Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata. Kupa u mbush, Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare!

Mospjesëmarrja e saj është një tjetër goditje e fortë për Grammy, që prej kohësh ka përforur imazhin e saj si një formë për të reklamuar sa më shumë ceremoninë.

Ju kujtojmë që dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, u nominuan në kategorinë “Best New Arstist” (Artisti i Ri më i Mirë), së bashku me Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith.

Çmimi “Best New Artist” i referohet çdokujt që me projekte të ndryshme ka ndikuar jashtëzakonisht në peizazhin muzikor.

Përveç kësaj, Dua është nominuar edhe në kategorinë “Dance/Electronic Music" në këngën “Electricity”, pjesë e projektit “Silk City”, i cili u krijua nga DJ dhe producenti amerikan, Diplo, në bashkëpunim me këngëtarin, tekstshkruesin dhe DJ britanik, Mark Ronson.

Ceremonia e 61 e çmimeve Grammy do të mbahet më 10 shkurt (11 shkurt në orën 2 pas mesnatës me orën tonë lokale) në Staples Center në Los Angeles dhe do të moderohet nga Alicia Keys.

Një pjesë të kategorive të nominimeve e gjeni në vijim:

Record Of The Year:
“I Like It” — Cardi B, Bad Bunny & J Balvin
“The Joke” — Brandi Carlile
“This Is America” — Childish Gambino
“God’s Plan” — Drake
“Shallow” — Lady Gaga & Bradley Cooper
“All The Stars” — Kendrick Lamar & SZA
“Rockstar” — Post Malone Featuring 21 Savage
“The Middle” — Zedd, Maren Morris & Grey

Album Of The Year:
“Invasion Of Privacy” — Cardi B
“By The Way, I Forgive You” — Brandi Carlile
“Scorpion” — Drake
“H.E.R.” — H.E.R.
“Beerbongs & Bentleys” — Post Malone
“Dirty Computer” — Janelle Monáe
“Golden Hour” — Kacey Musgraves
“Black Panther: The Album, Music From And Inspired By” (Various Artists)

Song Of The Year:
“All The Stars” 
“Boo’d Up” 
“God’s Plan” 
“In My Blood” 
“The Joke” 
“The Middle” 
“Shallow”
“This Is America”

Best New Artist:
Chloe x Halle
Luke Combs
Greta Van Fleet
H.E.R.
Dua Lipa
Margo Price
Bebe Rexha
Jorja Smith

Best Pop Solo Performance:
“Colors” — Beck
“Havana (Live)” — Camila Cabello
“God Is A Woman” — Ariana Grande
“Joanne (Where Do You Think You’re Goin’?)” — Lady Gaga
“Better Now” — Post Malone

Best Pop Duo/Group Performance:
“Fall In Line” — Christina Aguilera Featuring Demi Lovato
“Don’t Go Breaking My Heart” — Backstreet Boys
“‘S Wonderful” — Tony Bennett & Diana Krall
“Shallow” — Lady Gaga & Bradley Cooper
“Girls I Like You” — Maroon 5 Featuring Cardi B
“Say Something” — Justin Timberlake Featuring Chris Stapleton
“The Middle” — Zedd, Maren Morris & Grey

Best Traditional Pop Vocal Album:
“Love Is Here To Stay” —Tony Bennett & Diana Krall
“My Way” — Willie Nelson
“Nat “King” Cole & Me” — Gregory Porter
4. Standards (DELUXE) — Seal
5. THE MUSIC…THE MEM’RIES…THE MAGIC! — Barbra Streisand

Best Pop Vocal Album:
“Camila” — Camila Cabello
“Meaning Of Life” — Kelly Clarkson
“Sweetener” — Ariana Grande
“Shawn Mendes” — Shawn Mendes
“Beautiful Trauma” — P!nk
“Reputation” — Taylor Swift

Best Dance Recording:
“Northern Soul” — Above & Beyond Featuring Richard Bedford
“Ultimatum” — Disclosure (Featuring Fatoumata Diawara)
“Losing It” — Fisher
“Electricity” — Silk City & Dua Lipa Featuring Diplo & Mark Ronson
“Ghost Voices” — Virtual Self

Best Dance/Electronic Album:
“Singularity” —Jon Hopkins
“Woman Worldwide” — Justice
“Treehouse” — Sofi Tukker
“Oil of Every Pearl’s Un-Insides” — SOPHIE
“Lune Rouge” — TOKiMONSTA

MOS I HUMBISNI