KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Pas 5 vitesh, MC Kresha rregullon marrëdhënien me Liberta Spahiun

9 Shkurt 2019

Për çudi, në internet nuk ka ndonjë dëshmi *të fortë dhe bindëse* për ndonjë debat të mundshëm midis Liberta Spahiut dhe MC Kreshës. Gjthë ç’dihej deri më tani ishte se prej kohësh reperi nuk shkonte në "Prive". Mirëpo siç duket marrëdhënia është rregulluar, pasi MC Kresha ishte një ndër të ftuarit e emisionit të fundit të “Prive”.

“Mbrëmjen e sotme nuk kemi si të mos e nisim tjetër përveçse me një personazh shumë interesant, me një artist shumë të dashur, të cilin e mbani mend në ‘Prive’ kur ishte me flokë të shkurtra, sepse tani me flokë të gjata nuk i ka rënë rasti të jetë në emisionin tonë. Kemi pasur disa keqkuptime të vogla prej më shumë se 5 vitesh, të cilat tani i kemi rregulluar.” – u shpreh Liberta Spahiu në hyrje të programit.

Ndërsa reperi tha:

“Ka rëndësi që jemi prap në ‘Prive’, e lëmë të kaluarën pas. E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane.” 

I ftuar në NIN në Klan Kosova pak kohë më parë, Kresha u shpreh kështu:

“Unë në Prive mund të shkoj shumë lehtë. [Mjafton] një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq.”

MOS I HUMBISNI