Out and About

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di mirë pse!

9 Shkurt 2019

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Sa herë që bëhej fjalë për ndonjë ditëlindje, isha entuziastja e parë e tavolinës, por kur mendoja për organizmin dhe gjithçka tjetër nuk i shpëtoja dot çasteve të ankthit.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Arredimi? Të ftuarit?! Po fëmijët ç’do të konsumonin?

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Ah fëmijët! Festa pa ta s’quhet e tillë kështu që investimi kryesor ishte tek kënaqësia e tyre. Si natyrë, gjithnjë kam qenë fanse e gjerave fine, elegante, por në të njëjtën kohë edhe funksionale.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Data po afronte dhe unë nuk lija asnjë kafe mes mikeshash të më shkonte dëm. 100 pyetje, 1000 sugjerime dhe në fund vendosa t’i besoj instiktit dhe kërkimeve të mia, sigurisht bazuar në eksperiencat që dëgjoja rreth e rrotull.

Vendosa të zgjedh Diplomat Catering për ditëlindjen e vogëlushes time. E dija sa e fiksuar jam pas detajeve prandaj pasi bëra disa llogari në trurin tim, e ndava mendjen pa menduar më.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Diplomat plotësonte çdo ide që kisha në kokën time.  Ushqimet për të vegjëlit do të përshtateshin sipas shijes së tyre dhe më lini t’ju tregojë pak për mënyrën se si i prezantonin në tryezë.

Oh, stafi ishte kaq krijues në mënyrën se si i kishte kompozuar, sa të vinte keq t’i konsumoje.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Ndonëse prioriteti ishin fëmijët dhe lumturia e tyre, mamat kishin gjithashtu nevojë të papërmbajtshme për të provuar ato copëza parajse që vinin në formë bufeje. Catering-u i Diplomatit më ofroi mundësinë të zgjidhja dhe një menu për miqtë e mi, për ne të rriturit domethënë.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Ata ishin ekspertë në fushën e gastronomisë që prej 26 vitesh dhe fleksibiliteti, prakticiteti i ndërthurur me elegancën dhe shijen, ishin prova e kësaj.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Ushqimet e kripura e deri tek ëmblësirat e servirura në formën më të lezetshme të mundshme, u kthyen në energjinë e festës. Për herë të parë u ndjeva krenare me zgjedhjen time dhe ata që më njohin e dinë mirë pse e them këtë.

Ditëlindjet ishin vetëm një nga shumë llojet e eventeve që Diplomat Catering merrte përsipër të organizonte. Gjatë  punës së tyre ata kishin realizuar me sukses evente ne te cilat ofronin shërbim catering për rreth 1500 persona!

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Shërbimi i tyre ishte i shpejtë, praktik, korrekt dhe mbi të gjitha ja vlente! Ndodh rëndom të dyshojmë tek catering-u në përgjithësi, por më besoni kur them se prej asaj ditelindjeje dhe gjithë gamës së ushqimeve që konsumuam, kuptuam që shtrimet e darkave tradicionale janë diçka që duhet t’i përkasin të shkuarës.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Dola kaq e kënaqur nga ajo ditë sa të nesërmen në punë s’e kuptoja që e teprova duke folur për ta, madje madje mora guximin t’i sugjeroja shefit që në eventin a konferencën e radhës të merrnim Diplomat Catering.

Këtij vendi në Tiranë do t'i kthehem gjithnjë dhe e di

Kush mund të jetë na ankth nëse para një takimi të rëndësishëm biznesi sheh çokollatë që ta bën me sy mbi tryezë?! Marrëveshja është e bërë!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.