KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Në ditën e dasmës, kjo grua urdhëroi të ftuarat të vishnin fustanet e nusërisë për së 2-ti!

9 Shkurt 2019

Fustani për të cilin mendohesh dhe e imagjinon prej një jete është padyshim ai i nusërisë. Shumica e vajzave e veshin vetëm një herë në jetë, ditën kur martohen.

Audrey Moore, një aktore nga Culver City, Los Angeles e rrëzoi këtë mit kur u martua me partnerin e saj shkrimtar.

“Nga gjithë grupi i mikeshave unë jam e fundit që po martohem. Shumë prej tyre më kanë thënë se janë të mërzitura që s’do të mund ta veshin më kurrë atë fustan.” – u shpreh ajo.

Një një moment, një ide gjeniale i vjen ndër mend. Në dasmën e saj, të gjitha mund të vishnin fustanet e tyre të nusërisë.

Të gjitha me të bardha! Kurse, vetë nusja zgjodhi një fustan në ngjyrë bojëqielli pudër, për të dalluar nga të tjerat.

Kjo dasmë u bë kaq e famshme në rrjete sociale, prej fotove jo dhe aq të zakonshme. Sa shpesh ndodh që shoqërueset të veshin fustanet e tyre të nusërisë?

“Njerëzit shpenzojnë shumë para në një fustan dhe s’ka asgjë ta veshësh sërish. Madje, do të ndihesh po aq magjike sa atë ditë.”

Kur e mendon...

MOS I HUMBISNI