KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Si janë punët mes Florit dhe Fifit, e tregojnë qartë këto mesazhe

9 Shkurt 2019

Në fillim të gjithë nisën të aludonin se mes Florit dhe Fifit mund të ketë diçka. Pastaj, krejt papritur vumë re se miqtë nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram.

Ndonëse Fifi tha se *beson se janë ende miq, të gjithë kishin dyshimet e tyre derisa pak më parë Flori na konfirmoi gjithçka.

Orë më parë, këngëtari postoi në Instastory një foto, që në fakt është fotografimi i një bisede në WhatsApp me dikë, emri i të cilës nuk bëhet publik.

Personi në fjalë, në bisedë e sipër përmend Fifin.

“-Ahh, mbase duhet të jemi Fifi, një copë mishi me dy sy.

- Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq...”- përgjigjet Flori.

Edhe pse ideja e kësaj bisede mbetet enigmë, është e qartë që Flori ka vetëm një qëllim. Të na tregojë njëherë e mirë ç’mendon për Fifin dhe se nuk ekziston asnjë paqartësi mes të dyve.

Jemi në rregull?

MOS I HUMBISNI