KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Sa herë sheh këtë pikturë, Armina Mevlani s'i mban dot lotët!

9 Shkurt 2019

Armina Mevlani ndodhet në Vienë. Sigurisht, udhëtimi nuk quhet kurrsesi i plotë nëse nuk shkon të vizitosh të paktën 1 herë “Albertina Museum”, një nga “shtëpitë” më të mëdha të kulturës, ku gjenden rreth 65.000 piktura të famshme dhe jo vetëm.

Duke qenë se blogerja ndan shpesh me ndjekësit e Instagram-it pasionin e saj për artin, edhe kësaj here na tregoi pak nga eksperienca e muzeut.

E shihni këtë pikturë?

Emil Nolde, Moonlit Night, 1914

Armina qan sa herë që është përballë saj! Pak orë më parë në llogarinë e Instagram-it ajo postoi një video ku shfaqej e përlotur, ndërkohë që mikesha e saj e pyeste nëse po qan vërtetë.

“Po, e dua!”- dëgjohet të thotë Armina.

“Piktura që më bën të qaj! Më prek thellë në zemër!”- shkruan ajo mbi një nga kryeveprat më të famshme të piktorit gjerman Emil Nolde.

Ndërthurja e elementëve sa shprehës aq edhe ‘të heshtur’ duket se kanë përçuar menjëherë tek natyra romantike e Arminës dhe si e tillë, s’mund t’i mbajë dot lotët!

MOS I HUMBISNI