KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Vetëm pas bebit të 4-ët, Kim Kardashian mund të jetë e qetë

8 Shkurt 2019

Në fillim të janarit lajmi se Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të 4-ët, u përhap kudo. Së shpejti familja do të bëhet edhe më e madhe dhe ata s’mund të jenë më entuziastë se kaq.

Ndonëse North, Saint dhe Chicago po e mbajnë mjatueshëm të zënë, duket se ylli i Instagram-it po e pret me padurim bebushin e 4-ët.

Gjatë një interviste me Jimmy Fallon, Kim u shpreh se ky fëmijë do të bëjë komplet ndryshimin e lojës.

“Isha shumë e stresuar. Shtëpia ime është plot, por kam dëgjuar që prindërit e 4 fëmijëve janë më të mbushur shpirtërisht dhe më të qetët nga gjithë të tjerët.”

Hmm, nuk e dimë se e mendon Kim, por 4 fëmijë na tingëllon më shumë si zhurmë sesa si qetësi. Gjithsesi, ajo foli edhe për ndryshimet që pëson kur nga 1 fëmijë e gjen veten nënë të 3-fëmijëve.

“Ndjeva ndryshim të madh nga 1 në 2 fëmijë, por pastaj ishte edhe më e vështirë kalimi nga 2 në 3 fëmijë.”

MOS I HUMBISNI