KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Ndahet nga jeta Kiço Blushi!

8 Shkurt 2019

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta skenaristi dhe shkrimtari i njohur Kiço Blushi.

Blushi ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. I lindur në qytetin e Korçës, ai kreu studimet e larta për letërsi shqipe e më pas filloi punën si redaktor pranë RTSH-së.

Blushi njihet për skenaret e filmave të famshëm shqiptar si “Çifti i lumtur” (1975) apo “Beni ecën vetë”, skenar në të cilin u vlerësua edhe me  Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Gjatë gjithë karrierës së tij artistike ai numëron rreth 14 skenarë filmash dhe 2 skenare filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Kiço Blushi ka qenë gjithashtu pjesë aktive e jetës politike shqiptare. Nga viti 1991 deri në 2006-ën, ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

MOS I HUMBISNI