KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Pas sherri Offset - Chris Brown: ‘Vetëm një burrë si ti mund të godasë një grua’

8 Shkurt 2019

Reperi i Migos, njëkohësisht bashkëshorti i Cardi B, i kujtoi Chris Brown-it ngjarjen e bujshme të 10 viteve më parë, para çmimeve Grammy, kur ai dhunoi Rihanna-n në periferi të Hancock Park në Los Angeles.

E gjitha nisi pasi Brown shpërndau një meme për reperin 21 Savage, që po ashtu si në rastin e Demi Lovato-s, ndjekësit nuk e toleruan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#PressPlay: Oop!! 👀 #ChrisBrown #Offset

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom) on

21 Savage u arrestua nga policia në SH.B.A pasi i ka skaduar viza e qëndrimit që në 2006-n. Reperi me kombësi angleze është në paraburgim dhe po bëhen gati procedurat e largimit nga Amerika. Jay Z ka ofruar ndihmë ligjore për yllin e ri, i cili është nominuar në dy çmime Grammy këtë vit, “Record of the Year” dhe “Best Rap/Sung Performance”.

“Vetëm një burrë si ti mund të godasë një grua,” shkruan ndër të tjera Offset, i cili kërcënon se kur të shohë Chris Brown-in do ta rrahë.

Nga ana tjetër, Chris reagoi po ashtu ashpër dhe me një fjalor banal, duke thënë se “nëse je burrë i vërtetë, eja”.

Njerëzit janë të ndarë në dy grupe nisur nga komentet online. Disa janë të mendimit se në një rast të tillë si deportimi i reperit 21 Savage, memet janë “shaka pa kripë”. Ndërsa pjesa tjetër mendon se e gjitha kjo është një lojë e Offset për të tërhequr vëmendjen që të promovojë albumin “pasi i dështoi ndarja e rreme nga Cardi B”.

MOS I HUMBISNI