KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Kënga e re e Ariana Grande-s është kaq WOW sa njerëzit nuk dinë ç’të mendojnë

8 Shkurt 2019

Ariana Grande përveç albumit “Thank u, next”, publikoi disa orë më parë edhe këngën “Break up with your girlfriend, I’m bored” (Ndahu nga e dashura, jam e mërzitur).

Fabula e këngës është kështu: Këngëtarja i kërkon një djali që të ndahet nga e dashura, sepse ajo është e mërzitur dhe ka nevojë të kalojë disa momente me të. Ok, por gjithçka ndryshon papritur në fund: Ariana dëshironte që çifti të ndahej pasi qëllimi i saj ishte të lidhej me vajzën!

“Kënga nuk ishte fare çfarë prisja. Vërtet mendova që Ari po përpiqej t’i vidhte të dashurin dikujt. Përkundrazi, ajo kishte qëllim vajzën. Ok mbretëresha biseksuale, vazhdo thyej barrierat,” shkruan dikush në Twitter.

Njerëzit nisën me të drejtë të mendojnë se mos Ariana është duke deklaruar se është biseksuale ose queer – Q tek LGBTQ, që i referohet individëve që nuk janë të sigurt për orientimin e tyre seksual dhe/ose identitetin gjinor.

Por ka edhe një shpjegim tjetër. Vajza tjetër është shumë e ngjashme me Ariana-n; në fytyrë, model flokësh dhe veshje.

Kur shihet në pasqyrë, Grande shikon pikërisht atë.

Pra, e dashura është vetë Ariana që dëshiron të ndahet nga i dashuri. Është e gjitha një mesazh për të dashur veten. ¯\_(ツ)_/¯

MOS I HUMBISNI