KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Rapunzel në jetën reale: Njihuni me gratë që i presin flokët njëherë në jetë

8 Shkurt 2019

Një mijë milje larg Pekinit, fshati Huang Luo në rajonin Guangxi në Kinë është i famshëm për flokët e gjatë të grave. Sipas legjendës, mijëra vjet më parë, një vajzë nga fisi vendas Yao rrahu një vizitor të padëshiruar me flokët e saj. Sot, shumë nga ngratë e Yao i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre, ditën kur mbushin 18 vjeç.

Pas ditëlindjes së 18, flokët lihen që të rriten në gjatësi të ekzagjëruara. Vajza e pamartuara i fusin flokët në një shall të madh, ndërsa ato të martuara janë të favorizuara për t’i stiluar në pjesën e përparme.

Sigurisht që flokët kërkojnë mirëmbajtje të veçantë; lahen me ujë ku hidhet oriz dhe përbërës të tjerë organikë. Përzierja zihet në një tenxhere dhe më pas derdhet në një enë smalti. Për t’i krehur dhe për të përhapur përbërjen në gjithë gjatësinë e flokut përdoret një krëhër druri. Kjo rutinë thuhet të jetë arsyeja për shkëlqimin dhe rritjen e flokëve.

Deri në vitet 1980, nëse një burrë i shihte flokët një vajze të pamartuar, ai ishte i detyruar t’i shërbente familjes së vajzës. Tani gjërat kanë ndryshuar pasi të gjithë mund t’i shohin flokët e harlisur pa frikë nga pasojat.

Sigurisht që ka edhe vajza që nuk preferojnë t’i mbajnë flokët e gjatë. Fshati është i hapur ndaj kësaj zgjedhjeje dhe nuk paragjykon askënd. “Edhe pse respektojnë traditat, ata janë në kontakt me botën moderne,” tha fotografja Joyce Ng. “Veshin xhinse dhe përdorin WeChat.”

P.s. Nëse u frymëzuat nga flokët e Rapunzel-it, klikoni këtë artikull: “Vajzat shqiptare tregojnë për Anabel maskat që bëjnë mrekulli për flokët”

Përshtatur nga Vogue

MOS I HUMBISNI