KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Tuna bashkëpunon me një nga kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare

8 Shkurt 2019

Tuna po përgatitet për projektet e ardhshme muzikore dhe gjejeni çfarë: Këngëtarja do të bashkëpunojë me një ndër kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare: Armend Rexhepagiqi.

Siç mund ta shihni, ata shfaqen bashkë në studion e Darko Dimitrov, kompozitori nga Maqedonia, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me Tunën si edhe me shumë artistë shqiptarë, përfshirë këtu Arilena Arën me këngën “Nëntori”, fama e të cilës shkoi deri në Rusi, Elhaida Danin me “E ngrirë” që fitoi vendin e dytë në “Kënga Magjike 2017”, Besa Kokëdhima etj.

“Virtuozët së bashku,” shkruan këngëtarja në postimet në Instagram. Ndërkohë që Dimitrov poston një video ku thekson se “albumi i Tunës do të vijë së shpejti”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Darko Dimitrov (@darkodimitrov) on

Në një kohë kur kolegët e saj kanë hequr dorë nga albumet, nisur nga fakti se nuk e shohin si mjet fitimi, Tuna ende beson tek albumet. “Gjynah që këngë si ‘Testamenti’, ‘Bileta’, ‘Inati’ të përfundonin në arkivat e televizioneve,” u shpreh ajo në një intervistë ekskluzive për Anabel rreth 10 vite më parë.

Nuk është hera e parë që Tuna bashkëpunon me Rexhepagiqin. Madje disa nga këngët më të mira të saj, por edhe të muzikës shqiptare, si “Bileta” dhe “Inati” janë kompozuar nga vetë Armendi.

Në një intervistë për “Prive” pak kohë më parë, kantautori u shpreh se “Bileta” është një ndër këngët e tij të preferuara të të gjitha kohërave.

“Rezervo, rezervo në harresë një dhomë/ Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë/ Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka...” ishte një ndër refrenët e preferuar të Top Fest 4.

Albumi i ardhshëm i Tunës premton shumë – Tuna e Biletës është rikthyer!

MOS I HUMBISNI