KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Pas largimit nga ‘On Records’, Kida do të bashkëpunojë me këtë kompani muzikore

8 Shkurt 2019

Kida, e cila që në fillimet e karrierës ishte nën menaxhimin e “On Records”, i dha fund bashkëpunimit mes palëve pas përfundimit të kontratës. Disa orë më parë në Instagram, këngëtarja bëri publik lajmin se do të bashkëpunojë me AVD Digital, një studio që prodhon videoklipe, publikon dhe menaxhon projektet e artistëve kryesisht në YouTube.

Këngëtarja pohoi se ka hapur një kanal zyrtar në YouTube dhe së shpejti do të vijë me projekte të reja.

AVD Digital ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të momentit si: MC Kresha, Ledri Vula, Lyrical Son, Gjiko, Butrint Imeri, Nora Istrefi, Era Istrefi, Ermal Fejzullahu, Buta, Lumi B, Dafina Zeqiri etj.

Ndryshe nga ç’ndodhte më parë, ku këngët publikoheshin në ZzapnChriss OnRecords në YouTube, tani këngëtarja ka një kanal të vetin, ku videot do të publikohen nën logon e AVD Digital.

MOS I HUMBISNI