KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Hoqi dorë nga Grammy! Reagon Ariana Grande: ‘Ju po gënjeni’

8 Shkurt 2019

Ariana Grande ka reaguar për herë të parë që pas lajmit të bujshëm se NUK do të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Ajo ka akuzuar producentin Ken Ehrlich se është duke gënjyer mbi ngjarjen në fjalë.

Ehrlich tha për Associated Press se ata biseduan që Grande të performonte në dielën, por në fund “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur së bashku”.

Ariana Grande dhe Ken Ehrlich

Ariana ka kundërshtuar publikisht duke u shprehur në Twitter: “Unë e kam mbajtur gojën mbyllur deri tani, por ju po gënjeni."

“Mund të organizoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken,” vazhdoi ajo. “Kreativiteti dhe shprehja e vetes u mbyt nga ju dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të mos merrja pjesë. Shpresoj që shfaqja të jetë pikërisht ashtu siç dëshironi që të jetë.”

Këngëtarja shkroi më tej duke pretenduar se ajo “ofroi 3 këngë të ndryshme që lidheshin vetëm me artin, aspak me politikën”.

Sipas Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata. Kupa u mbush, Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare!

Ajo është nominuar në dy kategori: Performanca më e Mirë Pop për këngën “God Is A Woman” dhe Albumi më i mirë Pop për “Sweetener”. Mospjesëmarrja e saj është një goditje e fortë për Grammy, që prej kohësh ka përforur imazhin e saj si një formë për të reklamuar sa më shumë ceremoninë.

Ceremonia e 61 e çmimeve Grammy do të mbahet më 10 shkurt (11 shkurt në orën 2 pas mesnatës me orën tonë lokale) në Staples Center në Los Angeles dhe do të moderohet nga Alicia Keys.

MOS I HUMBISNI