Modelja e Victoria's Secret shkëlqen sërish me fustanin e dizajneres shqiptare

 Read in English

Kjo në foton e mëposhtme është Alessandra Ambrosio, modele dhe aktore braziliane, e njohur më së shumti si një ndër engjëjt e Victoria’s Secret. Ambrosio, e cila dha dorëheqjen 2 vite më parë, ka qenë modele e Victoria’s Secret për 17 vite dhe ka bashkëpunuar gjithashtu me Christian Dior, Ralph Lauren, Armani etj. Por kaq për Alessandra-n, përqëndrohemi tek fustani.

Modelja zgjodhi për të parakaluar në tapetin e kuq të eventit amfAR Gala – kushtuar mbështetjes, parandalimit, edukimit dhe trajtimit të HIV/AIDS – një fustan nga dizajnerja shqiptare Lena Berisha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L e n a B e r i s h a (@lena_berisha) on

Fustani i gjatë, i çarë në njërën anë dhe me dekolte të theksuar, nxjerr në pah elegancën e modeles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New Moon 🌑 @amfar

A post shared by Alessandra Ambrosio (@alessandraambrosio) on

Kjo nuk është hera e parë që Ambrosio ia beson veshjen Lena Berishës. Në dhjetor të 2018-s, modelja u paraqit në ekspozitën e Russell James e veshur kështu:

James ka shërbyer si fotograf në prapaskenat e sfilatave të Victoria’s Secret për 15 vite dhe në ekspozitë shfaqi 60 fotografi të jashtëzakonshme të papublikuara më parë.

Dizenjot e Berishës janë ekstravagantë, rrëzëllitës, femërorë dhe elegantë. Më parë, dizenjot e saj i kanë veshur Ashanti:

Dhe Bebe Rexha:

Kjo nuk është hera e parë që krijimet e dizajnerëve shqiptarë kalojnë kufijtë. Pak ditë më parë, një fustan i Frederika Arti Martesor u përzgjodh për kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam.

Aishwarya Rai, modele dhe aktore indiane, ishte e pranishme në një event promovues të markës së orëve Longines ku zgjodhi një fustan të artë me shkëlqim, mëngë treçerekëshe dhe bel të theksuar, dizenjuar nga Fjolla Nila. 

Modelja Iskra Lawrence zgjodhi Valdrin Sahitin për festën pas Golden Globes. Bebe Rexha i besoi gjithashtu Sahitit për të performuar në koncertin e Vitit të Ri në New York.

Këtu gjeni një listë tjetër përmbledhëse ku të tjerë yje botërorë janë veshur me krijime shqiptare.

Artikuj të ngjashëm