KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Ç'mendon Endrit Mertiri për 'sherrin' mes kushërirave?!

7 Shkurt 2019

“Sherri” i supozuar mes kushërirave Anxhelinës dhe Beatrix-it mori përmasa të mëdha në portale, ndonëse nuk u konfirmua kurrë një zënkë mes të dyjave.

Ndonëse Albërije Hadërgjonaj  na siguroi se marrëdhënia e vajzave me njëra tjetrën është shumë e mirë dhe duhen njësoj,  ato vazhdojnë të mos ndiqen në Instagram.

Në një intervistë dhënë së fundmi për "NRG Radio" , Endrit Mertiri është pyetur gjithashtu në lidhje me raportin mes vajzave, duke qenë se është mik i ngushtë i tyre.

Gjithsesi, fotografi vendosi të mbajë një qëndrim neutral.

“Këto janë gjëra që i përkasin atyre vetë, as nuk dua të flas për këtë gjë. Por një mesazh ama e kam për njerëzit, sepse ka pasur edhe raste që unë kam bërë fjalë me njerëzit e mi të afërt. Ne dhe me prindërit që kemi në shtëpi, me motrën ose vëllain, sa herë zihemi. Media do klikime dhe të gjitha gjërat me radhë, por unë jam me këtë idenë: Chill!”

Në fund të gjithë kësaj, Mertiri shtoi se “njerëzit edhe zihen me njëri-tjetrin”, duke na lënë të mendojmë se ndoshta vajzat edhe janë zënë...

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI