Një 11-vjeçar i quajtur Joshua Trump ishte një ndër 13 njerëzit e tjerë që morën një ftesë speciale nga presidenti dhe Zonja e Parë. Vogëlushin e zuri gjumi dhe kur u zgjua e pa veten si hero të fushatës anti-Trump.
Teksa presidenti fliste për të vazhduar ndërtimin e murit ndarës SH.B.A – Meksikë dhe imigracionin e paligjshëm, Joshua duroi sa duroi dhe më pas mori një sy gjumë.
Dhe nuk ka faj: Sa interesante mund të jetë për një 11-vjeçar çështja e emigrantëve dhe kufiri me Meksikën? Aspak.
JOSHUA TRUMP RULES pic.twitter.com/Opc88adMfB
— Josh Weinberg (@josh_weinberg) February 6, 2019
Fill pasi fotot u bënë publike, njerëzit shpërthyen në Twitter.
Joshua Trump is the only good Trump. pic.twitter.com/AZXatGpHkl
— Joe Kassabian (@jkass99) February 6, 2019
Prindërit e Joshua-s thanë për WPVI-TV se shokët e klasës ushtronin bullizëm tek 11-vjeçari për shkak të mbiemrit të tij. Ata e quanin “idiot” dhe “budalla”. Familja e Joshua-s nuk ka lidhje me presidentin Trump. Edhe pse prindërit e hoqën nga njëra shkollë, që ditën e parë kur i hipi autobusit të shkollës tjetër, pyetja e parë e shoferit ishte mbi mbiemrin e tij.